Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të programit LED on Values.
Një nga elementët dallues të LED on Values është angazhimi në lidhje me saktësinë e koncepteve, efikasitetin në proceset dhe krijimin e impakteve reale në proceset mësimore dhe mësimdhënëse dhe në mjedisin shoqëror të komunitetit shkollor.
Për të siguruar këtë kompromis, LED on Values propozon realizimin e matjes së impakteve që rezultojne nga zbatimi i Programit duke përdorur parametrat e mëposhtëm:
- Përvetësimi i kompetencave personale, sociale dhe qytetare nga nxënësit;
- Sjellja pro-sociale e nxënësve (p.sh. përgjegjësia dhe pjesëmarrja sociale);
- Arritjet akademike të studentëve;
- Përmirësimi i klimës shkollore dhe komunitare dhe të proceseve të menaxhimit të shkollës.
Kjo matje është e arritur nga aplikimi i instrumenteve të monitorimit me metoda kuantitative (pyetësorë) dhe cilësore (studime të rasteve), rezultatet e të cilave paraqiten për “vlerësim” nga ekspertë të jashtëm.
Nga ky proçes monitorimi dhe vlerësimi rezulton identifikimi i ndryshimeve që mund të përdoren për të rritur efektivitetin e Programit LED on Values dhe shpërndarjen e praktikave më të mira përmes rrjetit të shkollave dhe organizatave që janë duke zbatuar Programin, të aksesueshme dhe vazhdimisht të aktualizuara në zonën kolaborative .
Jo më pak e rëndësishme është prodhimi i një “retro-informacioni” për shkollat që zbatojnë Programin LED on Values dhe marrin pjesë në procesin e monitorimit. Ky retro-informacion konsiston në disponueshmërine e të dhënave të mbledhura nga nxënësit dhe aktoret e tjerë në shkolla (të paidentifikuar), të dhëna këto që mund të përdoren nga shkollat për proceset e tyre të vlerësimit.