Instituti Luso-Ilir për Zhvillimin Njerëzor (iLIDH) është një shoqatë e përbashkët private dhe jo fitimprurëse për qëllime publike të përgjithshme, themeluar në vitin 2007. Në vitin 2011 ai krijoi një përfaqësim zyrtar në Pragë (Republika Çeke) dhe në vitin 2012 në Tiranë.
Ne vitin 2018 krijohet Fondacioni Luzo-Ilir për Zhvillimin Njerëzor me qëllim bashkimin e të gjitha institucioneve ndërkombëtarisht.
Misioni i tij është që të hetojë, zbatojë dhe promovojë aktivitete shkencore, teknike, arsimore, kulturore, sportive dhe të biznesit në fusha të ndryshme, të nxisë bashkëpunimin dhe zhvillimin dhe në veçanti synon nxitjen e aktiviteteve studimore, ndërhyrjen dhe trajnimin në fushat që promovojnë Vlerat Universale si baza (themeli) e kompetencës dhe qytetarisë së individit me integritet.
Vizioni i organizatës është që të kontribuojë në rritjen e mirëqënies personale dhe shoqërore si dhe në përparimin e qytetërimit, përmes promovimit dhe zhvillimit të aftësive të kërkuara në shek.XXI, aftësi personale, shoqërore dhe qytetare, të bazuara në etikën globale.
ILIDH ka ndërhyrë në disa fusha, përkatësisht në Arsim, Kulturë, Bashkëpunim dhe Zhvillim si dhe në Mësimin dhe Menaxhimin Organizativ.
Në fushën e Arsimit, zhvillon inisiativat që mundësojnë zbatimin e vazhdueshëm të aftësive personale, ndërpersonale dhe sociale në sistemin arsimor, duke përfshirë shkollat dhe institucionet kërkimore dhe politikat publike në Portugali dhe Europë. ILIDH ka zhvilluar burime shkencore që promovojnë zhvillimin e kompetencave te fëmijët dhe të rinjtë, në trajtimet për çështje të tilla si etika, zgjidhja e konflikteve, dialogu ndërkulturor dhe europian, barazia, marrëdhëniet ndërpersonale, mos diskriminimi, dashuria, seksualiteti, familja, prindërimi, abuzimi me drogërat, dhe ndër të tjera, në kuadër të Programit LED mbi Vlerat ka realizuar Programin e Parë Europian për Literacinë Sociale. Ky program ka filluar në vitin 2010 me bashkëpunimin e disa entiteteve, ku përfshihet edhe CIG (në hartimin e modulit për Seksualitetin dhe Barazinë e Vlerave).
Në fushën e Kulturës, iLIDH ka krijuar Muzeun e Vlerave Universale (MVU), i cili kombinon kulturën, ndryshueshmërinë, arsimimin, risinë, mediat e shumta dhe argëtimin, duke promovuar trashëgiminë për shekullin XXI: trashëgimia kulturore dhe materialet 40 vjeçare të shpërndarë në tetë shekuj histori – Pallati i Markezëve i Ponte de Lima, në Mafra; dhe trashëgimia kulturore jomateriale e Etikës Globale dhe Vlerave Universale si një trashëgimi botërore për qëndrueshmërinë në shekullin XXI.
Në fushën e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit, iLIDH propozon modele të reja të qeverisjes që përfshijnë në Shoqëri dhe Kulturë parimet themelore të Dijes dhe Shoqërisë së Informacionit, optimizimin e sistemeve të informacionit dhe menashimit të njohurisë që nxit zhvillimin lokal dhe kompetencat territoriale.
ILIDH ka qenë një promotor udhëheqës i Kërkimit dhe Zhvillimit të aftësive personale, shoqërore dhe qytetare në Portugali, nëpërmjet një sërë projektesh Europiane të financuara nga Programi Rinia në Veprim, Mekanizmi Financiar Hapësinor Ekonomik Europian dhe Programi i të Mësuarit gjatë gjithë jetës.
Ndër bashkëpunëtorët dhe anëtarët përmendet për përkrahjen e individëve dhe organizatave të shquara në Portugali dhe jashtë saj në fushat shkencore, arsimore, të biznesit dhe qeverisjes.