Dymbëdhjetë Gurët
Twelve Stones / Dymbëdhjetë Gurët është një video-lojë e tipit aventurë, e krijuar në realitetin e vitit 1648, dhe i rikrijuar pjesërisht me fantazi (fiction). Ngjarja zhvillohet në domenin e vjetër të Paço da Cerca, qendra e Qytetit të Vjetër të Mafrës, e rindërtuar në lojë me realizëm në bazë të të dhënave historike. Paço, i përfshirë kohët e fundit në Viscondado të Vila Nova de Cerveira, po kalon një proces rimodelimi duke restauruar pjesën e vjetër mesjetare të lidhur akoma me kështjellën, e cila tashmë ishte zhdukur dhe ishte kthyer në një ndërtesë të re manieriste.
 
Drama fillon me ardhjen e Jorge Scutari-t, djalë i nënës shqiptare dhe babait portugez, dhe i frymëzuar në fëmijërinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut, nipit të Viscount D.Diogo-s, i cili, pasi kthehet nga Hollanda, vihet në provë nga xhaxhai i tij. Sfida është serioze, pasi i riu, i cili ka munguar gjatë në vendin e tij dhe është djali i një nëne të huaj, do të duhet të provojë që është i denjë për përgjegjësitë e qeverisjes lokale. Jorge, i cili ishte bashkëpunëtor i diplomacisë europiane të At António Vieira, do të ndjejë përplasjen me mentalitetet e Portugalisë së Rivendosjes, por mbi të gjitha me kulturat dhe traditat ekzotike të botës që, me konjuktura të sinqerta takohen në Paço në formën e një vëllazërie të çuditshme. Pas mbërritjes, Jorge gjen kushëririn e tij simpatik dhe melankolik, Violante si dhe përballet me dyshimet e hidhura të Marco Bene-s, sekretarit italian të D. Diogos. Në horizont formohet një mister i madh i lidhur me armët heraldike të Viscondado-s dhe në imagjinatën e të riut shkëlqejnë idetë joshëse të një thesari të fshehur.