Avantazhet

Avantazhet e LED për Mësuesin / Shkollën

Moduli ALB2EU – LED on Values i jep mësuesit një valencë të re pedagogjike, me rigorozitet shkencor të vlefshëm, i cili i mundëson të diversifikojnë strategjitë arsimore, duke krijuar orët e mësimit me përfshirjen e nxënësve dhe një menaxhim pedagogjik më të diversifikuar, më të artikuluar dhe të efektshëm për pasurimin dhe vlerësimin kurrikular.

 

Avantazhet e LED për nxënësit

LED on Values i tregon çdo nxënës ” se ku po shkon” dhe i stimulon, nëpërmjet eksperiencës, interiorizimin e vlerave për formimin e karakterit të tyre.

LED synon të ndriçojë një rrjet kompleks të rrugëve dhe destinacioneve, në një rrjet dhe skenar të udhëkryqeve dhe perspektivave të mundshme për të ardhmen, me drita LED që, edhe pse të vogla, në dinamikën e përvojës së përbashkët në kontekstin e të mësuarit, sjellin ndriçim të madh në udhëkryqet me të cilat do t’iu duhet të ballafaqohen.

Zhvillimi i kompetencave nëpërmjet programit LED i lejon fëmijët dhe të rinjtë që të:

  • Sigurojnë ndërtimin e një karakteri të fortë;
  • Forcojnë besimin në vetvete, ndjeshmërinë dhe reflektimin;
  • Jenë në gjendje të mësojnë vazhdimisht;
  • Përcaktojnë drejtimin e jetës dhe të përcaktojnë qëllimet thelbësore të jetës, për të parashikuar kontributin e tyre në shoqëri;
  • Njohin rolin e tyre në grupet shoqërore, duke krijuar lidhje të përkatësisë dhe besimit;
  • Krijojnë perspektivën nga këndvështrime të ndryshme me mirëkuptim dhe tolerance, duke kontribuar në zgjidhjen konstruktive të konflikteve;
  • Njohin rëndësinë e të ushtruarit të qytetarisë në format e ndryshme të shfaqjes së saj;
  • Zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë për ndërtimin e të Mirës së Përbashkët.